HOMAZH NDAJ NJË MENDJEJE ARABE - EDWARD SAID
Disa kohë më parë, më saktë më 24 Shtator 2003, në Manhatan të New Yorkut bota Islame dhe Arabe humbi një nga mendjet e saja më të spikatura. Atë të mendimtarit dhe teoricienit të paharrueshëm palestinez, Edward Saidit. Edward Saidi ashtu si edhe miku i tij ende i gjallë, Noam Chomski janë kthyer në simbolin e rezistencës intelektuale të njeriut të shekullit tonë ndaj padrejtësive që popujt e botës së tretë kanë pësuar dhe pësojnë si pasojë e arrogancës së botës së zhvilluar dhe dominuese perëndimore. Edward Saidi, ka qenë një nga shkrimtarët më të spikatur të kohëve tona i njohur për denoncimin e padrejtësive që popujt e botës së tretë dhe në veçanti ata arabë kanë pësuar nga fuqitë koloniale dhe postkoloniale. Shkrimet kritike të Saidit kundër imperializmit modern, hegjemonisë kulturore të perëndimit në botë, shkatërrimit të kulturave lokale dhe zhanrit të shkencës së orientalizmit që perëndimi ka ndërtuar për të studiuar dhe dominuar Orientin kanë çuar interes mes mijëra lexuesish në botë. Librat e Saidit si "Orientalizmi", "Kultura dhe Imperializmi", "Interpretimi i Islamit" etj. kanë qenë disa nga veprat e shumta analitike dhe inspiruese që Saidi i ka lënë botës sonë.
Kush ishte Edward Said?
Ai ishte një palestinez me origjinë të krishterë, i lindur në Jeruzalem, kryeqytetin e Palestinës më 1 Nëntor 1935. Si rrjedhojë e pushtimit të vendit të tij nga britanikët dhe më pas izraelitët ai u detyrua që në rini të hershme të largohet nga vendi i tij. Në vitin 1947 ai vendoset në Egjipt ku ndoqi Shkollën Amerikane të Kajros, dhe më pas Kolegjin Viktoria. Gjatë studimeve në Kolegjin Viktoria ai pati rastin të ketë për shokë njerëz me famë të botës arabe, si mbretin Hussein të Jordanisë dhe aktorin Omar Al-Sharif. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare Edward Saidi largohet nga Egjipti për në SHBA ku në vitin 1957 mbaroi studimet universitare në Universitetin e Princetonit. Në vitet 1960 dhe 1964 ai mbrojti magjistraturën dhe doktoratën pranë universitetit të Harvardit për gjuhë dhe letërsi angleze.
Profesioni i Edward Saidit ishte edukimi. Ai ka qenë mësues në disa shkolla dhe lektor dhe profesor në Universitetin e Kolumbisë në New York. Gjatë mësimdhënies së tij në Universitetin e Kolumbisë Saidi është shpërblyer me tituj nderi dhe doktorata të shumta. Ai ka marrë tituj nga universitetet e Bir Zeitit, Çikagos, Miçiganit, Xhauaharlal Nehrusë, Xhami'a Mallexhehit, Torontos, Guelfit, Edinburgut, Haverfordit, Warvikut, Eksteterit, Universiteti Kombëtar i Irlandës, Universiteti Amerikan i Kajros etj. Gjatë karrierës së tij akademike Edward Saidi është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare për veprat e tija letrare dhe analitike. Edward Saidi ka qenë anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencës, Shoqërisë së Filozofëve Amerikanë, Shoqërisë Mbretërore të Letërsisë, i Kolegjit Mbretëror, Kembrixhit, dhe anëtar nderi i Shoqërisë Studimore të Lindjes së Mesme.

Cilat ishin disa nga temat e Said?
Duke qenë një palestinez i natyralizuar me mjediset dhe mentalitetet perëndimore që në rini, Edward Said arriti të kthehet në një nga mendjet më tërheqëse dhe vokale në perëndim të botës palestineze/arabe dhe muslimane dhe vuajtjeve të saj. Edhe pse Saidi ishte me origjinë të krishterë, pena e tij nuk njohu kurrë kufij për të mbrojtur identitetin islam, kulturor dhe ekzistencial të popullit palestinez dhe botës arabe në përgjithësi. Shkrimet dhe librat e Edward Saidit kanë qenë nga më të spikaturat në botën perëndimore për të treguar realitetet e popujve të Lindjes së Mesme dhe në veçanti të palestinezëve në luftën e tyre për mbijetesë përballë zgjedhës koloniale sioniste. Librat që i dhanë famë të madhe Edward Saidit në botë kanë qenë punimi i tij "Covering Islam" (Interpretimi i Islamit) botuar në vitin 1981. Në këtë botim Saidi denonconte hipokrizinë dhe arrogancën e mediave perëndimore gjatë krizës iraniane të viteve 1979, të cilat për hir të interesave gjeo-strategjike që oksidentit po i rrezikoheshin në Iran ishin hedhur në një fushatë shpifjesh dhe demonizimi kundër popullit dhe fesë së iranianëve. Në librin në fjalë Saidi shpjegon në mënyrë shkencore dhe analitike procesin shpifës dhe abuziv të mediave perëndimore kundër çështjes iraniane, demonizimit të padrejtë që elementi shi’it musliman mori në botën perëndimore pas krizave iraniane dhe papërgjegjësia e mediave amerikane në trajtimin e botës islame.
Megjithatë një nga kryeveprat e Saidit që ka tronditur thellësisht shkencat sociale/historike perëndimore që merren me studimin e popujve të Lindjes është botuar në vitin 1978. Libri "Orientalism" (Orientalizmi) në të cilin Saidi analizonte zhvillimin e shkencës së orientalizmit në perëndim, pretendimet shkencore të kësaj shkence dhe ndikimet kolonialiste dhe raciste në rezultatet e saj, përbën një nga kryeveprat e penës Saidiane. Në librin Orientalizmi, Edward Saidi arrin të bindë lexuesin për mentalitetin abuziv që shumë orientalistë kanë punuar në të kaluarën dhe përdorin edhe në ditët tona kur merren me studimin e popujve të Orientit. Paterni mendues "ne" dhe "ata" dhe përjashtues si të pranueshëm për njerëz që shumë orientalistë i bëjnë lindorëve është motivi kryesor i Saidit, në analizën që ai i jep orientalistëve dhe zhanrit të tyre. Duke sjellë shembuj nga guvernatorët britanikë në Egjipt, Indi, Palestinë dhe Irak Saidi vë në dukje në librin në fjalë se shumë konkluzione negative që orientalizmi ka prodhuar në kohë kundër popujve arabë dhe muslimanë shpesh kanë qenë prodhime zyrtarësh kolonialistë, racistë dhe njerëzish që qëndronin larg principeve shkencore. Trajtimi i egjiptianëve si krijesa më të ulëta se britanikët nga Lordi Kromuell, apo i indianëve nga Makaulai janë disa nga shembujt e shumtë që Saidi sjell në punimin e tij për të denoncuar shumë nga autorët që perëndimi ka prodhuar gjatë shekujve të tij kolonizator për të kuptuar dhe sunduar orientin, dhe jo për ta studiuar atë, siç pretendojnë orientalistët.
Punime të tjera me famë të Edward Saidit të cilat publiku shqiptar duhet të lexojë janë libra si "Culture and Imperialism" (Kultura dhe Imperializmi) 1985, shkrime si "Zhan-Pol Sartre dhe Arabët", "Islami, Orientalizmi dhe Perëndimi: Një sulm kundër injorancës së mësuar", "Islami i Cilit?", "Sionizmi nga këndvështrimi i viktimave të tij" etj. Shkrimet e Saidit janë botuar në gazetat nga më në emër në perëndim dhe lindje, që nga New York Times, te Al-Ahrami egjiptian dhe Le Monde Diplomatique në Francë. Pena saidiane kundër orientalizmit dhe trajtimin racist që ai i bënte popujve të Lindjes ka ndikuar jashtë mase edhe në punimin e historianes amerikane Katherine Fleming në librin që ajo i ka kushtuar Ali Pashë Tepelenës me titull: "The Muslim Bonaparte" (Bonaparti Musliman). Pena saidiane përbën një përzierje mes idealeve të nxënësve të shkollave anti-kolonialiste të Amerikës Latine, me atë të letrarit britanik në kontekstet amerikane të shekullit XX në trajtimin e tragjedisë së popujve arabë përballë agresioneve koloniale-sioniste.

Edward Said si patriot
Aktivizimi i Edward Saidit nuk ka qenë vetëm letrar. Ai ka qenë aktiv për një kohë të gjatë edhe në organizimin e vetë Kongresit Kombëtar Palestinez. Edhe pse aty nuk pati ndonjë rol të veçantë dhe shpesh shikimet e tija kanë rënë ndesh me ato të Arafatit, Saidi i dëshmoi kohës largpamësinë e tij politike gjatë Marrëveshjes së Oslos më 1993, kur ky i fundit e shihte atë me pesimizëm. Zhgënjimet kohore që Saidi krijoi me politikën e Arafatit dhe OÇP-në e shpunë atë që në vitin 2002 të bëhet iniciator i një lëvizje të re politike mes palestinezëve: Lëvizjes së Iniciativës Kombëtare Palestineze e cila kërkon krijimin e një Palestine të Lirë nga zgjedha sioniste, por nga njerëz me kulturë dhe intelektualë.
Me gjithë përpjekjet politike Edward Saidi do të ngelet në kujtesën e botës arabe dhe asaj perëndimore për penën e tij. Ndërsa shumica e politikanëve dhe shkollarëve palestinezë janë përqendruar për të propaganduar çështjen e tyre kombëtare në botën arabe gjatë shekullit XX, Saidi ka qenë nga të paktët zëra të suksesshëm palestinezë në perëndim që ka ditur të shpalosë qartë çështjen palestineze në botën jo-arabe. Veprat e tija letrare të përmendura më lartë kanë qenë të afta të prekin shumë mendje në të gjitha anët e globit tonë dhe të krijojnë perceptime të tjera për shumë "ekspertë", "gjykime" dhe "vendime" që perëndimi ka ndërmarrë dhe merr kundër popujve të botës së tretë dhe asaj arabe në veçanti. Punimet e Saidit si libri i tij "Interpretimi i Islamit" apo "Kultura dhe Imperializmi" i kanë treguar botës moderne lidhjet e fshehta që kultura dhe shumë percepsione të botës sonë kanë me ata që zotërojnë sot politikat globale dhe vendosin për agjendat e mendjeve njerëzore. Shkrimet e Edward Saidit në mbrojtje të identiteteve palestineze, arabe dhe muslimane në perëndim gjatë 40 viteve të fundit e kanë kthyer atë në një nga mendjet më të kthjellëta dhe gjeniale që bota arabe dhe Islame (edhe pse ai ishte i krishterë) i ka dhuruar botës së gjysmë shekullit të fundit. Shkrimet e Saidit kanë shërbyer si ushqim inspirues për shumë shpirtra të çoroditur të kohëve tona moderne. Për këtë arsye ky shkrim pretendon të jetë një përkujtues modest mes publikut shqiptar për largimin e këtij gjeniu palestinez, i cili fatkeqësisht në arenat tona njihet shumë pak.

Një listë me punimet e Edward Said përmbledhur në internet nga Eddie Yeghiayan mund të gjendet në këtë lidhje: http://sun3.lib.uci.edu/indiv/scctr/Wellek/said/index.html
*Ky artikull është botuar për herë të parë në revistën "URA", nr. 1/1, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2008, organ i "Qendrës Shqiptare për Studime Orientale".
www.acfos-albania.org
acfos_albania@yahoo.com